“Rama po e përdor koncertin e Kanye West si antimiting”- Këlliçi

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehur shqetësimin e tij në një postim në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për shfrytëzimin e aktivitetit me motive politike.

Siç thekson Këlliçi, udhëheqësi i qeverisë po e paraqet koncertin si një arritje të tij personale dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë si përgjigje ndaj protestave të opozitës, duke e shndërruar në një “antimiting”.

Deputeti demokrat po ashtu ka ngritur dyshime mbi mënyrën e financimit të këtij eventi, duke pohuar se organizimi i koncertit ka kushtuar rreth 4.2 milionë euro nga fondet publike. Sipas tij, kjo shumë paraqet një rast tjetër të keqpërdorimit të parave të qytetarëve.

“4.2 milionë euro vetëm që Edi Rama të duket mirë. Ky koncert hyn që tani në listën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve,” shprehet Këlliçi në reagimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...