Salianjit kundër Rama- Berisha: “Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen e tyre”

Publikuar me datë:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për një bashkëpunim në shërbim të interesave të përbashkëta politike dhe ekonomike. Duke u fokusuar në projektin e ndërtimit të një kulle 55-katëshe afër Pallatit të Kongreseve, Salianji e vlerësoi këtë situatë si demonstrimin më të qartë të asaj që ai e quan “bashkëqeverisje” mes dy rivalëve politikë. Në emisionin “Përballë Lajmit” me gazetarin Besard Jacaj, ai tha se, ndërsa në publik shfaqen si kundërshtarë, Rama dhe Berisha gjejnë mënyra për të bashkëpunuar kur bëhet fjalë për projekte lidhur me kullat dhe interesa financiare.

Ervin Salianji: “Partia Demokratike është e paqartë për shkak të ngathtësisë së Sali Berishës, kështu që nuk ka një qëndrim të qartë. Deputetët e PD që dalin në protestë, në fakt, nuk kanë guximin t’i thonë Berishës se duhet të largohet, prandaj ata i bashkohen turmës duke kërkuar largimin e tij. Këta deputetë legjitimojnë thirrjet për të larguar si Edi Ramën ashtu edhe Sali Berishën. Largimi i Berishës nga PD do të nxitë fundin e Edi Ramës. Në një demokraci, kur populli mobilizohet masivisht, qeveria duhet të largohet. Nevojitet një lider i ri në PD, dhe demokratët duhet ta zgjedhin atë. Nga protesta e fundit, mbështetja për qeverinë duket se ka rënë, dhe të gjitha mediat ndërkombëtare po i japin rëndësi, duke theksuar shqetësimet që protestuesit shprehin në këto tubime.”

A ka shfaqur Sali Berisha një qëndrim në lidhje me ndërtimin e ktermsë së Pallatit të Kongreseve? Ata janë në bashkëqeverisje. Protesta ka si qëllim të largojë këtë klasë politike. Nevojitet një qëndrim nga PD. A është e domosdoshme ndërtimi i kësaj kulle 55-katëshe aty? A duhet transparencë për investitorin që është angazhuar, dhe a është ai serioz? Unë nuk vërej qëndrim nga ana e Berishës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...