“Fëmija nuk është i imi”- Arnoldi përplaset me Katerinën. “I kërkova ADN”

Publikuar me datë:

Katerina dhe Arnoldi u njohën dhe u bashkuan përmes emisionit “Përputhen”.

Pas një fillimi të shpejtë të lidhjes së tyre, ata shpallën se ishin në pritje të fëmijës së parë pas disa muajsh si çift.

Kjo lajm i bukur u ndan në emision, ku tregonin për gëzimin e tyre dhe për faktin se gjithçka po shkonte mirë.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, Katerina pranoi se kishte gënjyer kur tha se Arnoldi ishte angazhuar me të dhe fëmijën, ose se motra e tij e kishte ndihmuar në këtë proces.

Ajo përmendi se kishte ndjerë presion nga ai për të bërë këtë deklaratë, duke shtuar se ata nuk kishin komunikuar për tre muaj dhe se ai nuk kishte shfaqur interes.

Pas kësaj, Arnoldi reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dyshime se fëmija nuk ishte i tij.

Ai njoftoi se i kishte kërkuar Katerinës të kryenin një test ADN-je, por ajo kishte refuzuar.

I menjëhershëm erdhi edhe përgjigjja nga Katerina, e cila tha se Arnoldi nuk e kishte kërkuar kurrë këtë test, dhe nëse do ta bënte këtë kërkesë, ajo nuk do të lejonte asnjë procedurë që mund të rrezikonte fëmijën e saj, duke premtuar se do të paraqiste prova në një moment të dytë.

Ajo theksoi se fëmija ishte 100% i tij dhe se reagimet e Arnoldit ishin një mënyrë për të fshehur mungesën e interesit ndaj asaj dhe foshnjës.

“Vendosa të shpreh edhe unë të vërtetën time, përderisa arritëm në këtë pikë me ish-lidhjen time. Si gjithmonë, po tregon sa i zhytur është në gënjeshtër dhe në urrejtjen që ushqen për mua, sepse nuk i dolën hesapet ashtu siç i priste dhe vazhdon të hedhë baltë mbi personin tim dhe familjen time.

Fëmija është 100% i tiji, e njeh shumë mirë. Ai e ka deklaruar edhe vetë, shikoni intervistat. Dhe sa për dy lidhjet e mia të njëkohshme, siç thotë pa pikë turpi, ju bëj të ditur (edhe pse është shumë personale) se s’kam pasur kurrë në të njëjtën kohë tjetër lidhje.

Sapo krijova marrëdhënie me të, i kam qenë besnike të gjithë këto kohë dhe këtë mund ta vërtetojnë edhe njerëzit që na shikonin ditë për ditë bashkë.

Nëse ka fakte, t’i paraqesë me emra etj.

Sa për ADN-në, nuk më është kërkuar, por as nuk do ta vija foshnjën time në rrezik që t’i vërtetoja egoizmin e sëmurë këtij personi. Por, me kismet të Zotit, do t’jua jap edhe me fakte!”, shkruan Katerina në përgjigje të deklaratës së Arnoldit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...

Interi merr vendim drastik për Kristjan Asllanin, telashe për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani ndodhet në një situatë të pasigurt këtë...