Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ngre shqetësimin për problematikat me të cilat vijon të përballet sistemi i drejtësisë në vend.
Sipas Kosterit, një nga çështjet më të rëndësishme mbetet niveli i ulët i besimit të qytetarëve te drejtësia. Ai thekson se përmirësimi i këtij raporti kërkon një sistem më efikas dhe vendimmarrje brenda një kohe të arsyeshme.
Zvarritja e proceseve gjyqësore, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e publikut dhe krijon pakënaqësi te qytetarët që presin përfundimin e çështjeve të tyre.
Një tjetër problem i evidentuar është numri i lartë i dosjeve të akumuluara. Vonesat në shqyrtimin e çështjeve dhe burimet e kufizuara kanë sjellë një ngarkesë të konsiderueshme për sistemin.
Kosteri vlerëson se reduktimi i stokut të dosjeve dhe përshpejtimi i proceseve janë të nevojshme për një drejtësi më funksionale dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve.

