Rruga Kuç–Gur i Zi prej ditësh pa pastrim, banorët ankohen për mbeturinat dhe erën e rëndë

Publikuar me datë:

Rruga Kuç–Gur i Zi prej disa ditësh paraqitet me mbetje të pambledhura, sipas një denoncimi të bërë nga Mirsad Basha.

Në postimin e tij, Basha shprehet se kjo është një rrugë e frekuentuar çdo ditë nga qindra turistë që udhëtojnë drejt Komanit dhe Lumit të Shalës, por thekson se problematika prek mbi të gjitha banorët e zonës.

Sipas tij, temperaturat e larta dhe grumbullimi i mbeturinave krijojnë kushte të papërshtatshme higjienike dhe mund të kthehen në burim infeksionesh.

Basha i bën thirrje drejtuesve vendorë që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës, duke kritikuar fokusin te projektet promovuese, ndërsa sipas tij problematikat bazë të qytetarëve mbeten të pazgjidhura.

“Shkodra nuk është vetëm Pedonalja”, shkruan ai në reagimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bashkia Malësi e Madhe organizon dëgjesë publike për Buxhetin 2027 në Shkrel

Bashkia Malësi e Madhe fton banorët e Njësisë Administrative...

Ardit Cylybyli: Bojkoti në Shkodër vijon, mbështetje për studentët deri në fund

Ardit Cylybyli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet...