Të moshuarit dhe pengesat e shërbimeve online, e-Albania lehtësi për disa, sfidë për të tjerë

Publikuar me datë:

Ndërsa gjithnjë e më shumë shërbime publike po kalojnë në formate digjitale, përdorimi i platformës e-Albania vijon të paraqesë vështirësi për një segment të qytetarëve, kryesisht për të moshuarit. Në qytetin e Shkodrës, disa të moshuar vlerësojnë përfitimet që sjell kjo platformë, pasi u lejon të shmangin radhët në sportele dhe u mundëson të fitojnë kohë gjatë marrjes së dokumenteve dhe shërbimeve të ndryshme.

Pavarësisht këtyre përparësive, jo të gjithë janë në gjendje të menaxhojnë shërbimet elektronike në mënyrë të pavarur. Mungesa e njohurive të nevojshme teknologjike dhe vështirësitë me përdorimin e telefonave të mençur i detyrojnë disa prej të moshuarve që të kërkojnë ndihmën e familjarëve ose të personave të tjerë.

Për të lehtësuar këtë problem, Bashkia Shkodër ka hapur prej më shumë se një viti një shërbim asistence falas për qytetarët që ndeshin vështirësi me platformën e-Albania. Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët marrin ndihmë për të kryer aplikimet dhe për të përfituar dokumente elektronike. Specialisti i Bashkisë Shkodër, Mirsad Mandija, shpjegon mënyrën si funksionon shërbimi dhe interesin e treguar nga qytetarët për këtë ndihmë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit, e cila festohet më 29 tetor, fokusi vihet tek nevoja për përfshirjen digjitale të të moshuarve. Edhe pse teknologjia synon të thjeshtojë jetën e përditshme, mbetet sfidë sigurimi i aksesit të barabartë në shërbime publike për qytetarët që nuk zotërojnë aftësitë teknologjike të domosdoshme, në mënyrë që digjitalizimi të mos jetë pengesë për ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bashkia Malësi e Madhe organizon dëgjesë publike për Buxhetin 2027 në Shkrel

Bashkia Malësi e Madhe fton banorët e Njësisë Administrative...

Ardit Cylybyli: Bojkoti në Shkodër vijon, mbështetje për studentët deri në fund

Ardit Cylybyli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet...

Shqetësime për shëndetin e komentatorit shkodran Edmond Dibra, shfaq shenja përmirësimi

Komentatori sportiv shkodran dhe tifozi i njohur i Vllaznisë,...