Shqetësime për shëndetin e komentatorit shkodran Edmond Dibra, shfaq shenja përmirësimi

Publikuar me datë:

Komentatori sportiv shkodran dhe tifozi i njohur i Vllaznisë, Edmond Dibra, po përballet me probleme shëndetësore, për të cilat po merr trajtim mjekësor në Tiranë.

Shqetësimi është shfaqur pasditen e djeshme, ndërsa pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, gjendja e tij ka qenë e rënduar, por gjatë paradites së sotme janë vërejtur shenja të dukshme përmirësimi.

Edmond Dibra është një figurë e njohur për sportdashësit shkodranë, i dalluar për pasionin ndaj Vllaznisë dhe emocionet që ka përcjellë ndër vite si komentator sportiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Cylybyli: Bojkoti në Shkodër vijon, mbështetje për studentët deri në fund

Ardit Cylybyli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet...

Rikonstruktohen rrugët në Rranxë, përfitojnë rreth 700 familje

Pas vitesh me gropa dhe baltë, rrugët dytësore në...