“Rruga është bërë shumë e rrezikshme”, Avni Ponari ngre alarmin për aksin Fushë Arrëz–Fierzë

Publikuar me datë:

Aksi rrugor Fushë Arrëz–Fierzë, në zonën e Qafë-Malit, po përballet me shqetësime të vazhdueshme sa i takon sigurisë së qarkullimit. Biznesmeni Avni Ponari ka reaguar për gjendjen e rrugës, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj problematikave të saj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ponari sjell në vëmendje ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar ky aks ndër vite. Ai thotë se rruga dikur kishte hapësirë të mjaftueshme për kalimin e njëkohshëm të mjeteve të rënda në të dyja drejtimet, ndërsa sot në disa pjesë është ngushtuar ndjeshëm.

Një tjetër problem që ai evidenton është mungesa e barrierave mbrojtëse në anë të rrugës, veçanërisht në segmentet ku qarkullimi paraqet rrezik më të lartë.

“Rruga Fushë-Arrës–Fierzë është sot shumë e rrezikshme dhe kërkon shumë kujdes”, shprehet Ponari, duke kujtuar se më herët aksi ishte më i gjerë dhe kishte edhe vijëzimin ndarës në përputhje me rregullat e qarkullimit.

Sipas tij, ngushtimi i rrugës dhe mungesa e mbrojtëseve anësore e kanë bërë lëvizjen më problematike, sidomos për automjetet e tonazhit të rëndë.

Aksi Fushë Arrëz–Fierzë ka rëndësi për lidhjen rrugore mes zonave të Pukës dhe Tropojes. Shqetësimet e ngritura lidhen kryesisht me kushtet e infrastrukturës, sigurinë e drejtuesve dhe nevojën për ndërhyrje në segmentet problematike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përroi i Glines merr dritën jeshile për rehabilitim

Pas shqetësimeve të përsëritura të ngritura nga Bashkia Vau...

Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës...

Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave...