Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave në varësi të saj kanë dhuruar gjak në kuadër të nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë!”.

Nisma, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, synon të sigurojë mbështetje për pacientët që kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzione, veçanërisht personat që jetojnë me talasemi.

Me këtë angazhim, efektivët e Policisë së Shkodrës kanë përcjellë një mesazh solidariteti dhe përgjegjësie sociale, duke e shtrirë kontributin e tyre përtej detyrës së përditshme në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Dhurimi i gjakut mbetet një akt i thjeshtë, por me rëndësi të madhe për pacientët që varen nga transfuzionet e rregullta. Policia e Shkodrës shprehet se do të vijojë të mbështesë edhe në të ardhmen iniciativa me karakter humanitar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe