Kryetar Bashkie dhe drejtues politik/ Benet Beci vendos edhe për DRTK-në? Emëron njeriun e tij në krye të institucionit

Publikuar me datë:

Në Shkodër, duket se posti i kryetarit të Bashkisë nuk mjafton për Benet Becin.

Një tjetër lëvizje në administratën lokale po ngre pikëpyetje për ndikimin që kryebashkiaku dhe njëkohësisht figurë politike e Partisë Socialiste në qark po ushtron mbi institucionet e qytetit.

Pas vetëm rreth një viti në detyrë, largohet nga drejtimi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore arkeologu dhe studiuesi Helidon Sokoli.

Sokoli kishte marrë detyrën në gusht të vitit 2025 dhe vinte me një eksperiencë prej më shumë se 20 vitesh në fushën e arkeologjisë, përfshirë angazhimin në Parkun Arkeologjik Rozafa-Lezhë dhe misione arkeologjike në rajonin e Shkodrës.

Por vendi i tij nuk pritet të mbetet bosh. Në krye të DRTK-së pritet të jetë Petrit Bilali.

Dhe pikërisht këtu nis ajo që ngre pikëpyetjet, pasi Bilali nuk është një emër i panjohur për Benet Becin.

Përkundrazii, emri i tij është shfaqur në disa prej projekteve të Bashkisë Shkodër të drejtuar nga Benet Beci. Bilali përmendet si specialist i DRTK-së që ka ndihmuar në konservimin dhe restaurimin e objekteve të Muzeut Historik.

Ndërsa në vitin 2024, gjatë ndërhyrjeve për sahatin e vjetër të Shkodrës, vetë Beci e falënderonte publikisht restauratorin Petrit Bilali për punën e kryer.

Pra, një emër që ka bashkëpunuar me Bashkinë dhe është shfaqur në projektet e promovuara nga Beci, tashmë pritet të ngjitet në drejtimin e një institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.

Por kush po i merr realisht vendimet në Shkodër?

Sepse Benet Beci nuk është vetëm kryetar i Bashkisë. Ai është edhe një figurë politike e PS-së në qark, ndërsa kjo lëvizje të jep përshtypjen se kryebashkiaku po sillet sikur institucionet përreth Bashkisë të jenë pjesë e oborrit të tij politik.

Dhe kjo është pikërisht ajo që mund të interpretohet si një tjetër goditje ndaj vetë Partisë Socialiste në Shkodër. Në vend që institucionet të funksionojnë mbi bazën e meritës dhe proceseve të qarta administrative, emrat që kanë qenë pranë projekteve të kryebashkiakut shfaqen sërish në pozicione kyçe.

Sepse nëse kryetari i Bashkisë arrin të ketë ndikim edhe në emërimet jashtë strukturës së Bashkisë, atëherë kush e përcakton realisht vijën politike të socialistëve në Shkodër?

Petrit Bilali ka qenë i përfshirë në punë dhe projekte të lidhura me trashëgiminë kulturore në Shkodër, përfshirë iniciativa të promovuara nga Bashkia e Benet Becit.

Dhe nëse emërimet vendosen sipas afërsive dhe interesave të individit dhe jo sipas një procesi transparent e profesional, atëherë problemi nuk është më thjesht një drejtor që ikën dhe një tjetër që vjen.

Problemi është se kush po e drejton realisht Shkodrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Macron Evropës: Duhet të rimarrim guximin e themeluesve kundër nacionalizmit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë apel...

Florjan Bjanku sqaron qëndrimin për Dukagjinin dhe Velipojën: Shkodra është qyteti i tyre, rëndësi ka përfaqësimi

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga radhët e PD-së, Florjan Bjanku, ka reaguar pas kritikave të marra në mbledhjen e këshillit dhe në rrjetet sociale për qëndrimin e tij kundër emërtimit të Dukagjinit dhe Velipojës si qytete në kuadër të reformës së re territoriale. Bjanku, i cili votoi kundër dhënies së pëlqimit për reformën […]

Alarm për bombë në Harvard, autoritetet u bëjnë thirrje studentëve të qëndrojnë brenda

Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara është vënë...