Rreth 1400 maturantë në Shkodër mbyllin sot Maturën Shtetërore me provimin me zgjedhje

Publikuar me datë:

Rreth 1400 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër iu nënshtruan këtë të hënë provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij me zgjedhje, duke përmbyllur zyrtarisht sezonin e testimeve për vitin shkollor 2025-2026.

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija, bëri të ditur se i gjithë procesi është zhvilluar normalisht dhe me angazhim maksimal nga strukturat arsimore. Sipas saj, lëndët më të preferuara nga maturantët këtë vit kanë qenë ekonomia dhe psikologjia, të cilat kanë regjistruar numrin më të lartë të zgjedhjeve.

Ndërkohë, rezultatet e deritanishme të provimeve të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe paraqiten mjaft pozitive. Sipas drejtuesve të arsimit, shkalla e kalueshmërisë ka arritur në 98 për qind, duke reflektuar nivelin e përgatitjes së maturantëve dhe punën e zhvilluar nga stafet pedagogjike.

Me përfundimin e provimit me zgjedhje, maturantët e Shkodrës i japin fund zyrtarisht Maturës Shtetërore për këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...