Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.

Në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koçeku shpërthen ndaj Ramës: “Jeni kastë e vjetër, nuk frymëzoni ma”

Deputetja socialiste, Marjana Koçeku i është drejtuar kësaj here...

Protestat për largimin e Ramës, Lea Ypi ndan vargjet e Brehtit: Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë të mbledhin mijëra qytetarë...