Riparohet Ura e Telit në Drisht pas denoncimeve

Publikuar me datë:

Ura e Telit në Drisht i është nënshtruar ndërhyrjes për riparim dhe mirëmbajtje, pas dëmtimeve të konstatuara në strukturën e saj.

Punimet janë kryer gjatë ditës së sotme nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër. Ndërhyrja ka përfshirë riparimin e pjesëve të dëmtuara dhe përforcimin e urës, e cila shërben si një lidhje e rëndësishme mes Drishtit dhe qendrës së Njësisë Administrative Postribë.

Ndërhyrja synon të përmirësojë kushtet e kalimit dhe të rrisë sigurinë për banorët që e përdorin këtë urë në mënyrë të përditshme.

Punimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen e urës dhe nevojën për ndërhyrje për të garantuar kalimin e sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Torres largohet nga Barcelona/ Kontratë me PSG për afro 50 mln euro 22

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin...

Motit sot/ Priten reshje me intensitet të ulët dhe vranësira mesatare

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të...

Qendra “At Zef Pllumi” në Dedaj, drejt degradimit: Investimi i vitit 2013 po lihet në harresë

Qendra Kulturore “At Zef Pllumi” në Dedaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, po përballet me një situatë të rëndë. Godina, e ndërtuar për t’u shërbyer të rinjve dhe komunitetit me aktivitete kulturore e sociale, sot paraqitet në gjendje të amortizuar. Pamjet nga ambientet e brendshme tregojnë dëmtime të shumta dhe mungesë të dukshme mirëmbajtjeje. […]