22 vjeçari shqiptar dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg për shpërndarje kokaine në Slough

Publikuar me datë:

Sajmir Halilaj është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg pasi policia gjeti kokainë dhe mijëra paund para në automjetin e tij.

22-vjeçari, banues në Moreton Way, Slough, pranoi fajësinë në Gjykatën e Kurorës në Reading më 11 dhjetor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjeje, drejtim mjeti pa leje drejtimi, përdorim të automjetit pa siguracion, posedim të pasurisë me origjinë kriminale dhe posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të paligjshëm.

Sipas policisë, automjeti i Halilajt u ndal rreth orës 17:30 të datës 12 qershor, pasi ai nuk kishte leje drejtimi dhe as siguracion. Gjatë kontrollit, ai paraqiti një leje drejtimi sllovake të falsifikuar në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.

Në kontrollin e mëtejshëm, efektivët gjetën 46 doza kokaine me një vlerë rreth 1,840 paund dhe 3,955 paund para në dorë. Halilaj u arrestua po atë ditë dhe u akuzua zyrtarisht një ditë më vonë.

Oficeri hetues, PC Tom Hughes-Parry, tha se Halilaj po shpërndante drogë të kategorisë A në të gjithë zonën e Slough, duke treguar shpërfillje të plotë ndaj ligjit dhe dëmit që këto substanca shkaktojnë në komunitet.

“Ky dënim pasqyron seriozitetin e veprimeve të tij dhe përcjell një mesazh të qartë se trafikimi i drogës nuk do të tolerohet”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Një përplasje për çështje pronësie mes dy vëllezërve në...

Dinamo dhe Egnatia, fitore të mëdha, sigurojnë play off në Europa dhe Confernce League

Egnatia dhe Dinamo City kanë siguruar kualifikime të spikatura...

Torres largohet nga Barcelona/ Kontratë me PSG për afro 50 mln euro 22

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin...

Motit sot/ Priten reshje me intensitet të ulët dhe vranësira mesatare

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të...