Regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Kikia: Vendi i aksidentit “zonë e kuqe”, nëse sot dënohet autori si fajtor, pasnesër aty do të…

Publikuar me datë:

Për analistin Mentor Kikia, Shqipëria duhet të rregullojë standardin e sigurisë rrugore për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore nga aksidentet. Duke iu referuar aksidentit me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari sot në Elbasan, Kikia tha se vendi ku ka ndodhur përplasja është një “zonë e kuqe” dhe me ngjarje po ashtu të rënda në të kaluarën.

“Zgjidhja duhet të vijë me forcimin e masave të sigurisë”, shtoi Kikia.

“Nëse sot dënohet autori si fajtor, pasnesër do të ndodhë aksidenti tjetër. Aty është një vend arene aksidentesh, mungojnë mbikalimet”, theksoi ai.

Mentor Kikia: E njoh vendin ku ka ndodhur aksidenti. Behet fjalë për një segment rrugor të rrezikshëm, ku rruga nacionale kalon përmes fshatit dhe në të dyja anët e saj ka biznese të vogla dhe njësi tregtare. Ajo rrugë është bërë shpesh terren i aksidenteve, ku numri më i madh i tyre përfundojnë me plagosje dhe dëmtime. Humbja e jetës së fëmijës sot është padyshim ngjarje e rëndë dhe raste të tilla duhet të shndërrohen jo thjesht në raste vajtimi dhe mallkimi për autorin e dyshuar Petri Bozo, por ndalimi për të kuptuar se cfarë mund të rregullohet për të ngritur standartin e sigurisë që njihen si zona të kuqe. Krahas punës që duhet të bëjë ligji për të rregulluar shkallën e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit, do duhet të merren masa për të forcuae sigurinë rrugore. Nëse autori ka qenë fajtor, pasnesër do të ndodhë aksidenti tjetër sepse kjo rrugë ka qenë një arenë aksidentesh sepse aty mungon një mbikalim. Rrugët e reja çajnë përmes zonave të banuara duke shkëputur komunikim e familjes me tokën dhe biznesin. Do duhet të konsiderohen infrastrukturat dytësore për të shoqëruar çdo rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...