Ka përfunduar procesi i votimit të zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha.
87 qendrat e votimit në gjithë vendin janë mbyllur, ndërsa janë publikuar dhe rezultatet e para në disa qytete.
Në Lushnje, sipas rezultateve të numërimit, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër.
Gjithashtu janë regjistruar 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.
Në Maliq, 724 vota janë pro Sali Berishës, 7 kundër dhe 4 të pavlefshme.
Në Pustec, vetëm çereku i votuesve kanë hedhur një votë në referendumin për Berishën.
Nga 66 votues aktivë, janë paraqitur në degë vetëm 15 prej tyre. Berisha ka marrë 13 vota pro, 1 abstenim kurse një votë ka dalë e pavlefshme.
Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 kanë votuar pro Berishës. 16 prej tyre kundër, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe 1 votë të pavlefshme.
Në Përmet, nga 400 votues të PD, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum. 217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.
Ndërsa në degën nr. 8 të PD në Tiranë numri i zgjedhësve është pakësuar dyfish. Nga 1741 votues, janë paraqitur 669 prej tyre për të shprehur vullnetin për votëbesimin e Berishës.
Nga 654 vota të vlefshme, 607 vota janë regjistruar pro, 31 kundër dhe 16 abstenim.
Ndërkohë numërimi në qendrat e tjera të votimit vijon ende.

