Asambleja e Partisë Socialiste pritet të mblidhet gjatë muajit nëntor, me 14 nëntorin si një nga datat që po shqyrtohen. Deri më tani, nuk është përcaktuar ende një datë zyrtare për zhvillimin e mbledhjes.
Burime pranë Partisë Socialiste kanë bërë të ditur se takimi do të ndodhë brenda këtij muaji. Lajmin zyrtar pritet ta japë sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
“Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet brenda muajit nëntor, por ende nuk ka një datë të konfirmuar zyrtare. Ka diskutime për disa data, një ndër të cilat më të mundshme është data 14 nëntor. Megjithatë, nuk është datë zyrtare, pasi ende nuk ka dalë urdhri nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili do t’u përcillet anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ajo që mund të themi është se brenda muajit nëntor, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet, por se kur, do të pritet urdhri përmes të cilit do të njoftohen edhe anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste”, raporton Eksiola Shehu për Euronews Albania.
Ndërkohë, data 14 nëntor vazhdon të jetë në diskutim si mundësi për mbajtjen e Asamblesë, megjithëse ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
