Reagon Kliti Hoti, “E papranueshme çfarë po bën qeveria për të miturit”

Publikuar me datë:

Këshilltari bashkiak i Shkodrës, Kliti Hoti ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tij parashikon financimin 100% të terapive hormonale për të miturit nga mosha 14 vjeç.

Përmes një reagimi publik, Hoti e cilësoi këtë si “skandalin e radhës” të ministrisë, duke deklaruar se në një kohë kur shumë familje shqiptare nuk përballojnë dot kostot bazë të jetesës dhe pacientët paguajnë nga xhepi analiza, ekzaminime e ilaçe, qeveria po zgjedh të financojë politika që ai i quan “ideologjike”.

Sipas tij, fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për mbështetje psikologjike, sociale dhe familjare, dhe jo për ndërhyrje hormonale që, sipas Hotit, mund të kenë pasoja të pakthyeshme në zhvillimin fizik dhe emocional.

Ai thekson gjithashtu se në disa vende europiane po zhvillohet debat për kufizimin e trajtimeve të tilla për të miturit, ndërsa Shqipëria, sipas tij, po ecën në drejtim të kundërt.

“Si prind, si qytetar dhe si përfaqësues i qytetarëve, e konsideroj të papranueshme që shteti të promovojë dhe financojë ndërhyrje të tilla për të miturit”, shprehet Hoti në reagimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...