Efi Dhedhes shpërthen në lot: “Po shkatërrojmë shtëpinë tonë”

Publikuar me datë:

Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit e saj një reagim të fortë emocional lidhur me situatën në zonën e mbrojtur të Vjosa-Nartës, duke shprehur shqetësimin për dëmet që, sipas saj, po i shkaktohen natyrës.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” publikoi në InstaStory një foto ku shfaqej me lot në sy, e shoqëruar me një mesazh të gjatë, ku rrëfente se ishte tronditur pasi ishte njohur me zhvillimet e fundit që lidhen me këtë zonë. Efi tregoi se përpiqet të qëndrojë sa më larg telefonit dhe rrjeteve sociale, ndaj nuk kishte qenë në dijeni të situatës. Megjithatë, sapo u informua, ajo tha se ndjeu një dhimbje të madhe për mënyrën se si po trajtohet mjedisi.

“Me dhemb shpirti kur shoh sesi njeriu po shkatërron me duart e veta shtëpinë e tij”, shkroi ajo ndër të tjera.

Në reagimin e saj, Dhedhes theksoi se dëmi që po i bëhet natyrës nuk prek vetëm Shqipërinë, por të gjithë planetin. Ajo kujtoi rëndësinë jetike të mjedisit, duke nënvizuar se pa oksigjen nuk mund të marrim frymë dhe pa tokë nuk mund të sigurojmë ushqimin e nevojshëm për të jetuar.

Mes emocionesh, Efi shprehu edhe zhgënjimin ndaj sjelljes së njerëzve kundrejt natyrës, duke thënë se kafshët jetojnë në harmoni me habitatin e tyre, ndërsa njerëzit po shkatërrojnë vazhdimisht mjedisin dhe njëri-tjetrin.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur debati për Lagunën e Vjosa-Nartës është rikthyer në qendër të vëmendjes. Aktivistë të mjedisit dhe organizata të ndryshme kanë ngritur prej kohësh shqetësime për ndikimin që mund të kenë projektet infrastrukturore dhe ndërtimet në këtë zonë me rëndësi të veçantë ekologjike.

Vjosa-Narta konsiderohet një nga ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri dhe shërben si habitat për qindra specie shpendësh, mes tyre flamingot dhe pelikanët. Ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrjet e vazhdueshme mund të sjellin pasoja afatgjata për biodiversitetin dhe ekuilibrin natyror të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]