Ranë në greminë dhe njëri prej tyre u lëndua, shpëtohen 4 turistët polakë në Kanionet e Gjipesë

Publikuar me datë:

Pas njoftimit, mesditën e djeshme, se 4 turistë polakë, gjatë eksplorimit të kanioneve të Gjipesë, kishin rënë në një greminë dhe si pasojë, njëri prej tyre ishte dëmtuar, shërbimet e Policisë vendore, si pasojë e terrenit të thepisur dhe nevojës imediate për t’iu shkuar në ndihmë turistëve, nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe evakuuimin e tyre.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë operacion kërkim-shpëtimi, në ndihmë të shërbimeve të Policisë vendore, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë të zonave të mbrojtura, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.

Helikopteri i Forcave të Armatosura nuk mundi të futej në vendin ku ndodheshin turistët dhe operacioni vijoi nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe alpinistët.

Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh intensive, turistët u evakuuan 2 nga 2 dhe rreth mesnatës, përfundoi me sukses operacioni për kërkim-shpëtimin e tyre.

Turisti i dëmtuar mori menjëherë ndihmën e nevojshme nga ekipi mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 3 turistët e tjerë u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosje me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur sot në...

Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj...

Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më...