RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

Publikuar me datë:

Televizioni italian RAI3 ka bërë një krahasim mes protestave në Serbi që çuan në dorëheqjen e President Aleksandar Vuçiç dhe manifestimeve në Shqipëri që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja Flavia Paone ka ngritur pyetjen: a munden protestat qytetare kundër korrupsionit apo shpërdorimit të fondeve publike të kenë sukses?

Sipas saj presidenti serb Vuçiç njoftoi çuditërisht dorëheqjen e tij, pas një viti e gjysmë protestash në rrugë të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë dhe studentët.

Akuzat për korrupsion, dëshira për ndryshim në Serbi nga Gjenerata Z është e njëjta ndjenjë që ndihet edhe në Shqipëri, ku për një muaj mijëra njerëz po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe resortit mega-luksoz që dhëndri i Donald Trump dëshiron të ndërtojë në një ishull të banuar nga flamingo rozë.

“Nisur nga ajo që po ndodh në Serbi duhet të përgjigjemi “po”, por nëse flasim për Shqipërinë aty e ardhmja politike është e paqartë” – thotë gazetarja italiane. Akuzat janë pak a shumë të njëjta, por Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Jemi në ditën e 29-të të protestaqve, por edhe të rinjtë shqiptarë duket se nuk kanë ndërmend të braktisin sheshet” – e mbyll gazetarja italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...