Rama tallet me pankartat e protestuesve: Rroftë mememania!

Publikuar me datë:

Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pankartave dhe mesazheve të protestuesve kundër projektit të shumëpërfolur të Zvërnecit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan me ironi se ndonëse nuk pajtohet me revolucionin, siç thotë, imagjinar të flamingove, vlerëson kreativitetin e memeve dhe materialeve satirike që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe.

“Rroftë mememania”, shkruan Rama, teksa vijon talljen duke thënë se fjalimet e protestuesve i ngjallin keqardhje, ndërsa memet e krijuara nga qytetarët i duken argëtuese dhe kreative.

“RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove 
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”,- shkruan Rama në fb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]