Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

Publikuar me datë:

Me urdhër të Edi Ramës, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë njoftimin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për shteteses Ikballe Huduti (Berisha).

Sipas njoftimit, veprimtaria e Hudutit vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Njoftimit i Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, që kjo shtetase të nxirret dhe mos lejohet në territorin e vendit për një periudhë 15-vjeçare.

Ikballe Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Për publikun në Kosovë ajo njihet si mbështetëse e islamit, ndërsa ka marrë pjesë edhe në protestat qytetare kundër Edi Ramës në Tiranë.

Vetë ky i fundit, ndau në rrjete sociale foto të Hudutit krah ish-presidentit iranian, duke pretenduar se protesta po nxitet nga faktorë të jashtëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related