“Rama po përpiqet të përçajë protestën”/ Sot dita e 17 e revoltës qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Arion Sula: I përçmon, por u ka bllokuar të ardhmen

Publikuar me datë:

Nga Arion Sulo

Dy javë pas nisjes së protestave, kryeministri Edi Rama po përpiqet që të gjejë gjilpërën në kashtën e manifestimit qytetar më të madh të dekadave të fundit, me qëllimin për ta tkurrur dhe përçarë atë. Në vend të reflektimit për realitetin e ri të krijuar, kryeministri po tenton ta bëjë pis protestën, duke shmangur motivet e vërteta të saj dhe ekzagjeruar rastet sporadike të dhunës online, thirrjet për të lënë kafenetë apo duke keqinterpretuar bllokimin e rrugës së Rinasit.

Është një mundim i kotë për shkak se këto raste nuk janë të krahasueshme me thelbin e protestës, thelb që ka të bëjë me pakënaqësinë ndaj sistemin politik, ekonomik dhe mediatik të krijuar nga Rama dhe Berisha.

Dhjetramijëra njerëz po dalin përditë në rrugë, sepse i bashkon mungesa e gjatë e dinjitetit dhe e përjashtimit të krijuar nga qeverisja e korruptuar, në dëm të interesit publik dhe në favor të një grushti njerëzish të politikës, biznesit dhe botës së krimit.

Kryeministri i referohet shpesh dhunës online rreth protestës, por anashkalon kontekstin. Cila është dhuna e vërtetë; postimet kërcënuese online të ndonjë të fandaksuri pas tastierës, që pa diskutim janë të dënueshme – apo dhuna që pësojnë miliona shqiptarë kur detyrohen të emigrojnë prej 36 vitesh se nuk jetojnë dot normalisht në këtë vend?

E nëse i shkojmë logjikës së kryeministrit, pyetja këtu nuk është nëse ka protesta të meta si p.sh dhuna në rrjetet sociale, por kush e shkaktoi këtë dhunë? Kush e ka fajin, qytetarët që reagojnë të zemëruar pas lodhjes 35 vjeçare apo autorët e gjendjes?

Cili është bullizimi i vërtetë; ai verbal i disa protestuesve ndaj njerëzve në rrugë apo bullizimi social që i ka përjashtuar shumicën e shqiptarëve nga liritë dhe të drejtat themelore, si ajo e shprehjes për shkak të vendit të punës, si e drejta e pronës që ta kanë grabitur, si e drejta për punësim që e gëzon kur je patronazhist apo e drejta për drejtësi e barazi para ligjit, që thuajse nuk ekziston? Kush i ka mohuar këto liri dhe të drejta; qytetarët apo qeveritë?

Në të njëjtën logjikë, Rama komentoi edhe protestuesit që bllokuan rrugën e Rinasit, duke i quajtur turmë që ndalën lëvizjen e lirë të publikut. Ata njerëz që kryeministri i përçmoi bllokuan një rrugë, sepse mendojnë se Rama u ka bllokuar të ardhmen për vite të tëra. Akti i tyre është pasojë e mosreflektimit të vetë Kryeministrit.

Kryeministri ka zgjedhur të merret me detajet dhe jo thelbin e protestës, jo se nuk e kupton, por sepse pret që njerëzit të lodhen. Ndërkohë, po provon ti përçajë duke u vënë në pah mungesën e etikës dhe estetikës gjuhësore të një pjese të tyre.

Protesta është paqësore dhe qytetare, por ajo nuk mund të vazhdojë njësoj nëse asgjë nga ato që kërkohen nuk do të adresohet. Ngjan shumë me lojën me zjarrin.

Të merresh me disa sharës online ndër 100 mijë protestues që kanë dy javë që të akuzojnë si autokrat dhe kërkojnë ndryshimi e sistemit nuk duket shumë produktive. Sidomos këto ditë, kur SPAK zbërtheu se në Aruba u miratua sistemi që ka bërë bashkë politikën, krimin dhe biznesin; Një martesë e suksesshme, me kulla në Tiranë dhe resorte në bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Grup kriminal e trafik droge, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 10 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore...

Polemika në Botëror, sulmuesi i Iranit feston golin me të shtëna, drejt publikut

Festimi i Mohammad Mohebi të Iranit pas golit të...

‘Dyer të mbyllura për të rinjtë’/ Aktori: Pse po ikin sërish të diplomuarit nga Shqipëria

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, aktori dhe protestuesi...