Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

Publikuar me datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për katër persona të dyshuar për ndërtim të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale  M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh., të cilët akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt pranë Rrugës “Llukë Kaçaj”, mbrapa “Spitalit Amerikan 2”.

Ata dyshohet se kanë kryer punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projekt, duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me legjislacionin dhe duke realizuar shitje informale për të shmangur detyrimet fiskale.

Hetimi ka zbuluar se objekti është ndërtuar gjatë disa viteve, me shkelje të vazhdueshme dhe të dukshme në terren.

Megjithatë, strukturat e IMT-së dhe IKMT-së nuk kanë marrë masa administrative apo ndëshkuese, duke ngritur dyshime për mosveprim të punonjësve të inspektimit të territorit.

Sipas dokumentacionit, leja e ndërtimit ishte për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë.

Nga kqyrja e objektit, rezultoi se janë ndërtuar dy kate shtesë, duke e çuar pallatin në 11 kate mbi tokë. Gjithashtu, janë ndërtuar 2550 m² më shumë se sa parashikohej në lejen e ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related