Rama investon në shëndetësi, për herë të parë terapi hormonale për transgjinorët

Publikuar me datë:

Për herë të parë, në QSUT do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë.

Tashmë të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve për t’iu përshtatur identitetit gjinor (që jo detyrimisht përputhet me seksin biologjik) do të kenë të drejtë ta marrin këtë trajtim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë e cila do të mbulohet nga fondet publike.

Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

Sipas protokollit, terapia hormonale sjell ndryshime fizike graduale që zhvillohen përgjatë muajve dhe viteve të para të trajtimit. Tek burrat transgjinorë mund të ndodhin trashja e zërit, rritja e qimeve dhe shtimi i masës muskulore, ndërsa tek gratë transgjinore mund të shfaqet zhvillimi i gjoksit, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i qimeve trupore. Shumë prej këtyre ndryshimeve zhvillohen gradualisht gjatë një deri në dy viteve terapi.

Përpara nisjes së trajtimit, pacientët duhet t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe psikosociale, analizave hormonale dhe ekzaminimeve laboratorike. Ata duhet gjithashtu të nënshkruajnë “Fletën e Pëlqimit të Informuar”, ku pranojnë se janë njohur me efektet, rreziqet dhe pasojat e mundshme afatgjata të terapisë, përfshirë ndikimin në fertilitet.

Protokolli paralajmëron edhe për rreziqet mjekësore që mund të shoqërojnë terapinë hormonale, si problemet kardiovaskulare, hipertensioni, çrregullimet metabolike apo komplikacionet tromboembolike. Për këtë arsye, pacientët do të monitorohen periodikisht, sidomos gjatë vitit të parë të trajtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]