Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata “zbut” masat për efektivët e Sarandës

Publikuar me datë:

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivët e Komisariatit të Sarandës, Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të arrestuar disa ditë më parë në kuadër të hetimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Me vendimin e gjyqtarit Shkëlzen Licaj, masa “arrest në burg” ndaj dy ish-specialistëve të zonave është zëvendësuar me “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për ish-shefin e Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Blerim Tafçiu, gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën ekzistuese “arrest në shtëpi”.

Po ashtu, pa ndryshime mbeti edhe masa “arrest në burg” për biznesmenin Alqi Papa, pronar i hotelit “Oasis”, i dyshuar për ndërtimin pa leje të një kati shtesë në hotelin e tij në rrugën “Butrinti”.

Në kuadër të të njëjtit hetim, vijojnë të jenë në kërkim katër ish-zyrtarë të IMT-së në Sarandë, një ish-efektiv policie dhe tre pronarë objektesh, të dyshuar për përfshirje në ndërtime të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.Ky...

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

Pas përplasjes me protestuesit, policia ka ndërhyrë duke përdorur...