“Rama i frikësuar”/ Berisha-mazhorancës në Kuvend: Jeni të gjithë në dorë të Belindës!

Publikuar me datë:

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u ndal në faktin që kryeministri Edi Rama refuzon në vijimësi interpelancat e thirrua nga opozita, ndërkohë që u shpreh se me çështjen Balluku i është ngulur një thikë procesit të integrimit në vend.

Berisha akuzoi kreun e qeverisë Rama se është autori i aneksimit dhe asgjësimit të Parlamentit.

Më tej nënvizoi se me votën që PS dha për mbrojtjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku i ‘nguli një thikë pas shpine’, procesit të integrimit europian.

“Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40 % të shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftë. Nuk ka njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë. Nuk vjen në parlament se ka frikë. Është i tmerruar dhe nuk di se çfarë bën. Vini këtu dhe bëni këtë akt të turpshëm. Fshatarëve më të varfër të Europës, kjo është politikë shpopullimi.

Është politikë antishqiptarëve, fermeri i Maqedonisë së Veriut e merr me 1 mijë lekë naftën. Vendi është me taksën më të lartë në botë…Në Shqipëri nafta në pompë 2.2 euro. Rroga në Gjermani më e lartë se në Shqipëri, këto janë akte cinike.

Ai nuk guxon të vijë këtu dhe ju nuk keni përse  e mbroni. Ai refuzon çdo interpelancë. Zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit Europian të shqiptarëve. Mediat informojnë se janë bërë mbi 300 ndërhyrje…Nis dhe mbaron sikur ta kishte shkruar opozita, dhe me denoncimet e saj të vërteta. E patë çfarë thuhet për Ballukut që e mbrojtët politikisht imunitetin e saj. E lexuat o ‘lubistë’. Vjedhjet e ‘Lubisë’ shkatërrojnë integrimin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Në mëshirë të kabllove të vjetra”/ Banorët e Samrishit: Ndërprerjet e energjisë po na shkatërrojnë bizneset

Rrjeti i vjetëruar dhe i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdon të shkaktojë probleme të shumta për banorët e fshatit Samrish i Sipërm, në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Sipas banorëve, prej vitesh nuk është realizuar asnjë investim domethënës për përmirësimin e infrastrukturës elektrike, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të përsëritura drejtuar operatorit […]

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda...

Nesër ndërprerje 12-orëshe e ujit në disa zona të Shkodrës, ja arsyeja

Një pjesë e qytetit të Shkodrës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm ditën e sotme, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të ri të realizuar nga KfW dhe lidhjes së linjës kryesore të tubacioneve. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë lagjen Rus, qendrën e qytetit […]