Krimba në ushqim? Administratori i Akademisë: Cilësia është shumë e mirë, çdo gjë vjen me çertifikata

Publikuar me datë:

Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka deklaruar se sapo është konstatuar helmimi i 56 studentëve në Akademi, janë marrë masat duke dërguar këta të fundit për trajtim.

Nushi thotë se ende nuk ka rezultate sa i përket konstatimeve që janë bërë pasi mostrat janë dërguar në laborator.

Administratori ka shtuar se nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla helmimi dhe se cilësia e ushqimit ka qenë gjithmonë e mirë.

Më tej, ka mohuar spekulimet se videoja e cila qarkullon për një ushqim me krimba, nuk është e vërtet dhe e ambienteve të Akademisë së Sigurisë.

“Në ambientet tona nuk konsumohet uthull, vidoeja që ka qarkulluar në rrjetet sociale nuk është e tanishme, mund të ketë vite ndoshta, por te ne konsumohet vetëm vaj dhe kripë. Helmim nuk ka ndodhur asnjëherë, ushqimi është i mirë shumë. Menutë që përdoren janë sipas standarteve  të vendosura nga ministritë përkatëse. Cilësia është shumë e mirë. Çdo gjë vjen me çertifikata. Do presim të shofim rezultatet për të parë çfarë masash do ndjekim. Mësimi vijon normalisht, dhe ushqimi po ashtu. Kompanisë i është bllokuar produkti”, tha Administratori Nushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...