Rama batuta në Estoni: Shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”, pro aleancës transatlantike deri në fund

Publikuar me datë:

ESTONI-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te çështjet e sigurisë si edhe te politika e Jashtme. Ai theksoi se Europa duhet të trajtojë me kujdes çështjet e shpenzimeve të sigurisë.

“Shqiptarët janë talebanë perëndimore. Jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të  merrja pjesë në një ceremoni të bukur në Gjermani. Jam shumë i tunduar të bëj pikënisje ish bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala se si gjërat perceptohen por nuk trajtohen. Ka një pyetje që kërkon përgjigje. A mundet Europa në kushte të caktuara të lejojë imperativat e mbrojtjes për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri, që me fjalë të tjera do të thotë po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë ato ekonomike.

Fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin që na çon në një pikë që është se legjitimiteti politike minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Të rivlerësojmë pozicionin tonë. Duhet të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar, po cila do jetë përgjigja reale. Dhe nuk mendoj që të hidhemi mbi shpenzime dhe të mos trajtojmë probleme strukturore që kemi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]