Qytetarët vijojnë sot protestën e 33-të për dorëheqjen e Ramës

Publikuar me datë:

Qytetarët kanë filluar të mblidhen për të vazhduar protestën që zgjat prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe përfaqësues të ndryshëm janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”.

Protestuesit pritet të vazhdojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të shprehin kërkesat e tyre, përpara se të zgjerojnë protestën nëpër rrugët e kryeqytetit.

Protesta ka filluar që në orën 09:00 dhe është shoqëruar me tensione, duke rezultuar në përplasje për rreth pesë orë para Kuvendit. Një numër i madh qytetarësh u bashkuan në mënyrë paqësore për të protestuar para Parlamentit.

Megjithatë, një provokim nga një deputet çoi në përshkallëzimin e situatës, duke u përplasur protestuesit me forcat e policisë. Protestuesit hodhën miell e vezë drejt efektivëve, të cilët iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Ndërsa qëndresa vazhdoi për disa orë, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa autobotet me ujë e piper u aktivizuan gjithashtu për të kontrolluar situatën.

Tensionet para Kuvendit nuk ishin drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por preku edhe përfaqësues të opozitës. Në një moment tjetër të protestës, disa deputetë të Partisë Demokratike arritën në ambientet jashtme të Kuvendit. Pasi u panë nga turma, protestuesit e irrituar shpërthyen në thirrje, duke ndryshuar drejtimin e koret të tyre.

“Opozitë e shitur!”, ishin thirrjet që dëgjoheshin nga protestuesit drejt deputetëve demokratikë, duke e treguar se revolta qytetare tani është e orientuar ndaj të gjithë klasës politike tradicionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]