Francezi arrestohet nga Policia Kufitare e Muriqanit për trafikim…

Publikuar me datë:

Një shtetas francez ka rënë në prangat e Policisë Kufitare të Muriqanit, pasi dyshohet se përpiqej të nxirrte në mënyrë të paligjshme një shtetase tajlandeze nga Shqipëria.

Identiteti i të arrestuarit është Tom Haac, 26 vjeç, me origjinë nga Franca.

Gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin e tij në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, policia zbuloi një valixhe në sediljen e pasme, brenda së cilës ishte fshehur një shtetase nga Tajlanda. Kjo e fundit dyshohet se po tentonte të largohej ilegalisht nga territori shqiptar.

Hetimet e para sugjerojnë se plani i Tom Haac ishte që të transportonte shtetasen tajlandeze përmes Malit të Zi dhe më pas në Kroaci, me destinacion të fundit Francën, duke anashkaluar kështu procedurat ligjore për hyrjen në këto vende.

Pasi u zbulua ky rast, policia mori masa të menjëhershme duke arrestuar në flagrancë si shtetasin francez ashtu edhe shtetasen tajlandeze. Vendngjarja është siguruar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga dashuria te puna/ Horoskopi për sot, 14 shtator 2026

Dashi Mos u nxito shumë në veprimet e tua, por...

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]