“Qeveria arrogante përballë qytetarëve, nuk bën transparencë”, Ervis Çela: Si doli shifra 4 mln euro dhe u rrethua prona pa leje mjedisore dhe projekt?

Publikuar me datë:

Ervis Çela nga “Shqiperia Bëhet”ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence lidhur me projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar arrogancën institucionale si shkakun kryesor të reagimit qytetar.

Çela deklaroi se qytetarët nuk janë kundër investimeve apo zhvillimit ekonomik, por kërkojnë informacion të plotë dhe respektim të procedurave ligjore.

“Arroganca më e madhe dhe shkaku kryesor pse qytetarët protestojnë është arroganca e qeverisë. Qytetarët kërkojnë transparencë, nuk janë kundër investimit”, u shpreh ai.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura për rrethimin e pronës, duke pretenduar se për kryerjen e këtyre punimeve duhet të ekzistojë një projekt dhe lejet përkatëse, gjë që mohohet nga kryeministri Edi Rama, i cili pretendon se projekti nuk ka ardhur në fazën përfundimtare.

“Thuhet do të investohen 4 mln euro. Si doli shumë kur nuk ka një project? Le të thuhet ky është projekti, ky është pronari, ky është dokumenti. Duhet leje për rrethimin e pronës dhe për leje duhet të kishte një projekt. Pse ky projekt nuk bëhet i ditur?”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...