Çuditë e merkatos me sulmuesin e Kombëtares: Zyrtari i mbylli derën, klubi i ofron dyfishin e pagës

Publikuar me datë:

Arbër Hoxha është futbollisti që po lakohet për t’u larguar nga Dinamo Zagreb. Ndërkohë del në skenë sërish klubi i Uidzeu Lodz, që interesohet për shërbimet e tij.

Çudia qëndron se Jakub Dyktynski, zëdhënësi për shtyp i klubit polak, tregonte tri javë më parë se nuk kishte negociata. “Një tjetër thashethem ka dalë në sipërfaqe, me një ton shumë të ngjashëm me disa të mëparshëm, kështu që dua t’ju informoj se Uidzeu nuk është në bisedime për të nënshkruar me Arbër Hoxhën”, shprehej zyrtari i Uidzeu Lodz.

Afrimi i Mislav Orsiç bën që Hoxha të jetë drejt largimit nga Zagrebi. Në verën e kaluar ishte Akron Toliati në Rusi që afroi rreth 1.5 milionë euro për t’i blerë kartonin. Po ashtu paga e Hoxhës do të ishte më e lartë. Megjithatë, presidenti Zvonimir Boban, nuk pranoi një ofertë kaq të ulët.

Uidzeu ndërkohë tashmë tregohet i gatshëm për të paguar 4-5 milionë euro. Hoxha ndërkohë do e kishte pagën rreth 1 milion euro në sezon. Aktualisht kujtojmë se fiton përafërsisht 500 mijë euro në Kroaci.

Kjo verë do të jetë interesante për sulmuesin e Kombëtares. Largimi duket i pashmangshëm, por të gjithë palët do përfitojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...