Qendra e Shkodrës nën “pushtimin” e mjeteve të rënda, në mes të sezonit turistik

Publikuar me datë:

Në kulmin e sezonit turistik, nga e hëna deri të dielën, qendra e Shkodrës është shndërruar në një pikëkalim të përditshëm për mjetet e tonazhit të rëndë. Kamionët dhe mjetet e ngarkuara lëvizin lirshëm në zemër të qytetit, pa respektuar kufizimet e qarkullimit dhe rregullat në fuqi.

Përballë kësaj situate, institucionet përgjegjëse duket se kanë zgjedhur të heshtin. Pavarësisht shkeljeve të hapura, nuk ka ndërhyrje apo masa konkrete, ndërsa lejimi i këtij fenomeni po ngre pikëpyetje të forta mbi përgjegjësinë e autoriteteve vendore.

Prania e mjeteve të rënda në qendër të qytetit, pikërisht në periudhën kur Shkodra pret mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës, rrezikon të dëmtojë jo vetëm imazhin e qytetit, por edhe përpjekjet për promovimin e tij si një destinacion turistik.

Nga News Power

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...

Rama në Vlorë/ Takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, ku...

Rexha vijon “Prania Besnike” në Malësinë e Madhe, takime me banorët në Reç dhe Bajzë

Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët...