PS zbret në terren në Malësinë e Madhe, Florida Peraj njofton takimin e parë me qytetarët

Partia Socialiste nis zbatimin në terren të nismës së “Pranisë Besnike”, e cila synon forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes strukturave të partisë dhe qytetarëve.

Në Malësinë e Madhe, kryetarja e PS-së së degës lokale, Florida Peraj, ka bërë të ditur zhvillimin e takimit të parë me komunitetin. Takimi do të mbahet sot, në orën 17:00, në zyrën e deputetit në Koplik.

Përmes kësaj nisme, socialistët synojnë të marrin nga afër shqetësimet dhe problematikat e banorëve, si dhe kërkesat që lidhen me çështje të komunitetit.

“Prania Besnike” vjen pas porosisë së kryeministrit Edi Rama që strukturat e PS-së të jenë çdo të premte në kontakt me qytetarët, duke e shndërruar këtë ditë në një moment të rregullt komunikimi me bazën.

Në Malësinë e Madhe, takimi i parë pritet të shërbejë si një urë komunikimi mes qytetarëve, strukturave vendore të PS-së dhe përfaqësuesve politikë.

Takimi nis në orën 17:00, në zyrën e deputetit në Koplik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe