Zjarri që ka përfshirë zonën e Niklës ka shkatërruar dhjetëra rrënjë ullinjsh, duke shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve.
Ekipet e zjarrfikësve nga Kruja dhe Kamza kanë qenë të angazhuara gjatë ditës së djeshme për të kontrolluar dhe izoluar vatrat e zjarrit. Terreni i thyer në disa pjesë të zonës ka bërë që ndërhyrja të jetë tepër e vështirë.
Sipas dëshmive të banorëve, fadromat zjarrfikëse përballen me sfida të mëdha në disa pika për shkak të natyrës së ashpër të terrenit. Si rrjedhojë, banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri, në mënyrë që të lehtësohet shuarja e flakëve.
Përpjekjet për të izoluar zjarret dhe për të frenuar përhapjen e tyre vijojnë ende nga forcat zjarrfikëse.

