Gurakuqi ngre shqetësimin për Urën e Bahçallëkut: “Edhe këtë dimër Shkodra rrezikon të mbetet pa urë”

Publikuar me datë:

Situata e punimeve për ndërtimin e Urës së Bahçallëkut në Shkodër vijon të ngrejë pikëpyetje. Përmes kësaj ure kalojnë jo vetëm banorët e qytetit, por edhe një pjesë e konsiderueshme e lëvizjes që hyn në Shqipëri nga Europa, përmes pikave kufitare të veriut.

Ish-deputeti Romeo Gurakuqi ka reaguar lidhur me ecurinë e punimeve, duke kritikuar mënyrën se si po realizohet projekti dhe ritmin e ndërtimit.

Sipas tij, pamjet e publikuara së fundmi kanë shtuar shqetësimin se punimet mund të zgjasin edhe më tej, ndërsa ende mbetet për t’u zgjidhur ndërtimi i këmbës qendrore të urës.

Gurakuqi e krahason situatën me ndërtimin e Urës së Milotit mbi lumin Mat, duke argumentuar se edhe në të kaluarën janë realizuar projekte të mëdha infrastrukturore në kohë më të shkurtër.

Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të fondit të projektit dhe përfshirjen e kompanive e nënkontraktorëve në realizimin e veprës.

“Pse kështu ndërtohen urat ndër fqinjët tanë në vitin 2026?”, shprehet Gurakuqi, duke e cilësuar situatën si një çështje që kërkon transparencë dhe përgjegjshmëri institucionale.

Në reagimin e tij, ai i kërkon autoriteteve vendore dhe Ministrisë së Infrastrukturës të bëjnë të qartë të gjithë procedurën, nga shpallja e tenderit dhe ofertat e paraqitura, deri te kriteret e përzgjedhjes, kompania fituese, fondi i akorduar dhe afatet e zbatimit.

Gurakuqi propozon gjithashtu që të vihet në lëvizje auditi i brendshëm i Ministrisë së Infrastrukturës për të shqyrtuar procedurat që kanë shoqëruar projektin.

Në fund të reagimit, ish-deputeti u bën thirrje qytetarëve të Shkodrës që të kërkojnë informacion dhe llogaridhënie për mënyrën se si po menaxhohet projekti i Urës së Bahçallëkut.

“Le ta nisim të Premten e Parë të Madhe mbarë sot, në Shkodër”, shkruan Gurakuqi, duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë në takimin e parashikuar në Zyrën e Pritjes së Popullit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qinam/ Zjarr pranë depos së dinamitit, forcat e emergjencës në vendngjarje

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar...

Rusët sulmojnë me dron zyrën e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Një dron rus Shahed ka sulmuar ndërtesën e Shërbimit...

Zjarr në Nikël, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

Zjarri që ka përfshirë zonën e Niklës ka shkatërruar...