Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Publikuar me datë:

Situata të tensionuara janë regjistruar jashtë mureve të parlamentit, në zonën e Pedonales, ku u mblodhën protestuesit.

Turma ka hedhur vezë drejt automjeteve të deputetëve, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe domate për të goditur makinat. Përveç vezëve, protestuesit kanë zgjedhur edhe produkte të tjera të freskëta për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, por tentativa për t’i larguar ka çuar në konfrontime të ashpra mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve në protestë.

Sipas gazetarit Osman Stafa, dy individë janë shoqëruar nga policia: Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi.

Automjeti në të cilin ndodhej Ilva Gjuzi u bë objekt i sulmit të protestuesve, të cilët e ndaluan dhe e qëlluan me vezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related