Një i ri 29-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e së martës në Krumë.
Incidenti u shënua rreth orës 17:10, në zonën e njohur si “Kryqezi i Spitalit”. Sipas informacioneve paraprake, viktima, banor i Krumës, u qëllua me armë zjarri në këmbë pas një konflikti të çastit për shkaqe të dobëta.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili është rreth 30 vjeç, dhe ka nisur ndjekjen për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria, po punon në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të siguruar dokumentimin ligjor të incidentit.

