Prishtina në vazhdën e rezultateve pozitive, Llapi feston fitoren e parë të sezonit

Publikuar me datë:

Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Në stadiumin “Bajram Aliu”, në kuadër të xhiros së pestë, Prishtina triumfoi bindshëm ndaj Drenicës me rezultat 4:1. Bardhekaltrit e kryeqytetit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë.

Kastriot Selmani ishte ai që e zhbllokoi takimin. Drenica reagoi para përfundimit të pjesës së parë dhe në minutën e 40-të arriti ta barazojë rezultatin përmes Shkëlzen Lushtakut. Megjithatë, Prishtina e nisi pjesën e dytë furishëm. Në minutën e 51-të, Diar Halili shënoi për 2:1, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Assane Diatta realizoi nga penalltia për 3:1. Fitoren e Prishtinës e vulosi Ardian Hasani, i cili shënoi golin e katërt në minutën e 86-të. Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 12 pikëve, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Dritën. Për Drenicën kjo ishte humbja e dytë e sezonit, ndërsa skuadra kuqezi ka regjistruar edhe tri barazime dhe aktualisht numëron tri pikë. Ndërkohë, Llapi mori tre pikët e para në këtë edicion, pasi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë triumfoi bindshëm ndaj Vushtrrisë, me rezultat 4:0. Skuadra llapjane e kontrolloi ndeshjen dhe krijoi epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë. Arbnor Ramadani e zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, ndërsa Fiton Ademi shënoi për 2:0 në minutën e 36-të. Llapi vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe pas pushimit. Pas një ore lojë, Arianit Hasani realizoi për 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Mërgim Cërnavërni, i cili shënoi në minutën e 90-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri...

I akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin 31-vjeçari

Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të […]