Shqiptari tentoi të fuste 17 bashkëkombës në Britani me jaht, pranon fajësinë në gjykatë

Publikuar me datë:

Eno Gajda, 58 vjeç, u ndalua në brigjet e Dorsetit, pasi jahti i tij u interceptua nga autoritetet britanike. Ai pretendon se ishte kërcënuar me pasoja ndaj familjes së tij në Shqipëri dhe se i ishin premtuar 10 mijë paund për transportin e emigrantëve.

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Eno Gajda, 58 vjeç, ka pranuar fajësinë për ndihmën ndaj emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, pasi u kap duke transportuar 17 shtetas shqiptarë me jahtin e tij.

Gajda u paraqit më 26 tetor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth, ku pranoi fajësinë për ngjarjen e ndodhur më 27 gusht.

Sipas autoriteteve britanike, jahti i tij, i quajtur “Cap West”, ishte nisur nga Dielette, në Francë, dhe po lundronte drejt Portlandit, kur u ndalua në brigjet e Dorsetit nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare. Në bord u gjetën 17 shtetas shqiptarë.

Në deklaratën e tij në gjykatë, Gajda pranoi se në jaht ndodheshin 17 shqiptarë, por pretendoi se ishte detyruar të kryente këtë veprim përmes kërcënimeve ndaj familjes së tij në Shqipëri. Ai deklaroi gjithashtu se i ishte premtuar një pagesë prej 10 mijë paundësh për transportin e emigrantëve, megjithëse nuk besonte se do t’i merrte paratë.

Prokuroria pranoi bazën mbi të cilën ai deklaroi fajësinë. Gajda do të qëndrojë në paraburgim deri më 18 nëntor, datë kur është caktuar seanca për shpalljen e dënimit.

Komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, Andy Tickner, e cilësoi rastin si një përpjekje të rrezikshme për të kontrabanduar emigrantë drejt vendit. Ai theksoi se lundrimi në një nga korridoret detare më të ngarkuara në botë, pavarësisht përvojës së Gajdës në det, vuri në rrezik jetën e shumë personave.

Edhe drejtori i operacioneve detare dhe të mjeteve të vogla në Komandën e Sigurisë Kufitare, Charlie Eastaugh, deklaroi se kontrabandistët e emigrantëve vënë fitimin përpara sigurisë së njerëzve, duke theksuar se autoritetet britanike do të vijojnë bashkëpunimin për të goditur rrjetet e përfshira në këtë veprimtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin 31-vjeçari

Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të […]