Protestat në Bolivi, presidenti përgjysmon rrogën e tij dhe të ministrave

Publikuar me datë:

Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, deklaroi sot se do të ulë me 50% pagën e tij dhe të ministrave të qeverisë, teksa vendi po përballet me një krizë politike dhe ekonomike në përshkallëzim.

Qeveria e Paz, e cila ndodhet në pushtet prej gjashtë muajsh, është vënë përballë pakënaqësisë së fortë nga fermerët, punëtorët, mësuesit, punonjësit e transportit dhe kategori të tjera sociale, për shkak të krizës më të thellë ekonomike që Bolivia ka përjetuar që nga vitet 1980.

Inflacioni në vend ka arritur në 14% në baza vjetore gjatë muajit prill, duke rënduar më tej situatën ekonomike dhe koston e jetesës për qytetarët.

Duke folur në një aktivitet në Sucre, kryeqyteti kushtetues i vendit, Paz tha se ulja e pagave tregon “angazhimin” e qeverisë ndaj qytetarëve dhe situatës së vështirë që po kalon vendi.

Që prej fillimit të majit janë intensifikuar protestat e sindikatave, minatorëve, fermerëve dhe mësuesve, të cilët i kërkojnë presidentit të qendrës së djathtë të japë dorëheqjen.

Bolivia ndodhet prej javësh në një situatë të rënduar për shkak të bllokimeve të rrugëve nga protestuesit, çka ka sjellë mungesa të ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve në disa zona të vendit.

Ndërkohë, vendi hyn në javën e katërt të trazirave politike dhe sociale, ndërsa demonstruesit kërkojnë heqjen e masave shtrënguese dhe ndërhyrje urgjente për frenimin e rritjes së kostos së jetesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë...

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Gazetari Artin Halili zbuloi të tjera detaje rreth profilit...