Protesta/ “Nuk na trembin dot me arrestime. Kokaj: Lironi djemtë dhe vajzat, arrestoni ata që na kanë vjedhur!

Aktivistja, Luçiana Kokaj në protestën e 95 kundër qeverisë, bëri thirrje për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë protestës së mbajtur një ditë më parë te Kryeministria e cila u shoqërua me tensione.

Gjatë fjalës së saj aktivistja Kokaj, tha se protestuesit nuk do të ndalin revoltën deri në largimin e Edi Ramës.

“Kanë arrestuar motrat dhe vëllezërit tanë. Harrojnë se nuk i trembin dot me arrestime. Harrojnë se ata kanë gjakun e Gjergj Kstriotit. Duhet të arrestoni ata që janë në qeveri që na kanë grabitur prej vitesh. Ata që dhanë urdhrin e arrestimit janë turpi i kombit tonë. Ne do të protestojmë këtu derisa kjo qeveri e korruptuar të shporret njëherë e mirë. Armiku jonë i përbshkët është më i rëndësishëm se ndasitë tona të vogla. Sonte dhe në vazhdim derisa kjo qeveri të shporret të jemi të gjithë së bashku”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe