Protesta në Patos-Marinzë/ Banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Publikuar me datë:

Banorët e zonës së Patos-Marinzës po vijojnë qëndresën përmes disa protestave radhazi, duke këmbëngulur në zbatimin e kontratave të qirasë së tokës nga kompania “Bankers” deri në vitin 2029.

Sipas banorëve, marrëveshjet ekzistuese parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë, por ata pretendojnë se kompania nuk po i përmbush detyrimet e saj ligjore.

Protestuesit kërkojnë që pagesat e qirasë të vijojnë rregullisht sipas kontratës aktuale. Përveç zbatimit të marrëveshjes deri në vitin 2029, konflikt përbën edhe vlera e qirasë pas këtij viti:

Kërkesa e banorëve është rritja e pagesës në 6 milionë lekë për dynym pas vitit 2029.

Sakaq, banorët shprehen se kompania ka propozuar uljen e qirasë në 2 milionë lekë për dynym.

Përplasja mes palëve është përshkallëzuar mbrëmjen e kaluar, ku rreth 20 banorë u ngujuan brenda zyrave të kompanisë “Bankers” dhe qëndruan aty deri në orën 04:00 të mëngjesit. Ata u larguan nga ambientet e zyrave vetëm pasi iu komunikua se do të zhvillohen bisedime për adresimin e kërkesave të tyre.

Megjithatë, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar se, nëse nuk marrin pagesën e qirasë sipas kontratës, duke nisur nga nesër do të bllokojnë hyrjen e punonjësve të kompanisë në tokat që i kanë dhënë me qira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related