Protesta të fuqishme kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani, çfarë ndodhi në tubimet e rinisë

Publikuar me datë:

Mijëra të rinj dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore të Gjermanisë, duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës, problemeve në arsim, shkurtimeve të shpenzimeve publike dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Demonstratat u organizuan nga grupimi rinor “Gen Z regelt”, që nënkupton “Gjenerata Z merr situatën në dorë”. Protesta u zhvilluan në Frankfurt, Berlin, Këln dhe Hamburg, ku mediat gjermane raportojnë për dhjetëra mijëra pjesëmarrës.

Zëdhënësja e organizatorëve, Lina Friedrich, deklaroi se të rinjtë kërkojnë më shumë investime në shëndetësi dhe arsim, kundërshtojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe kërkojnë një shpërndarje më të drejtë të barrës ekonomike.

“Ne jemi këtu për të luftuar për paqen dhe lirinë, jo për luftën dhe detyrimin”, u shpreh ajo.

Gjatë ditës, protestat ishin kryesisht paqësore, por situata u tensionua në mbrëmje, veçanërisht në Frankfurt, ku u thyen vitrina dyqanesh dhe u hodhën gurë, shishe dhe bomba molotov drejt shërbimeve të emergjencës. Policia ndërhyri me topa uji dhe raportoi për arrestime të shumta.

Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Roman Poseck, pretendoi se në protestë ishin infiltruar rreth 100 ekstremistë të majtë.

Valës së protestave iu bashkua edhe Franca, ku mbi 320 mijë persona dolën në rrugë për të tretën fundjavë radhazi, duke kërkuar masa kundër kostos së lartë të jetesës dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Përplasjet me policinë në disa qytete përfunduan me mbi 500 arrestime.

Demonstrata pati edhe në Itali dhe Portugali, ndërsa muajt e fundit protesta të drejtuara kryesisht nga të rinjtë janë zhvilluar edhe në Belgjikë, Irlandë, Spanjë, Greqi, Serbi dhe Shqipëri. Kërkesat janë të ngjashme: çmime më të përballueshme, strehim, arsim cilësor dhe shërbime publike më të mira.

  • europa
  • gjermania
  • protesta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related