Largimi nga detyra si ministër, reagon Besfort Lamallari: Do t’i kthej nderin kryeministrit me angazhimin në ekipin e tij

Publikuar me datë:

Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra dhe zëvendësimit të tij nga Ervin Demo. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lamallari e ka cilësuar drejtimin e këtij dikasteri si një “libër jete”.

Në reagimin e tij, Lamallari nëvizon rëndësinë e përvojës së tij në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë të Brendshme, duke e konsideruar si institucionin ku u formua profesionalisht e politikisht.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues,” shkruan Lamallari.

Më tej, ish-ministri shprehu falënderimet për kryeministrin, duke paralajmëruar kalimin në një pozicion të ri pranë tij: “Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes angazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.”

Në përmbyllje të mesazhit të tij, pasi falënderoi bashkëpunëtorët dhe familjen për mbështetjen, Lamallari i uroi sukses pasardhësit të tij në këtë post, Ervin Demos, i cili do të drejtojë ministrinë e riorganizuar.

“Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time. Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme,” përfundon deklarata e Lamallarit.

Reagimi i plotë:

Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.
Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.
Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time
Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas...

Juve “thyen” Napolin 2-0, Spalletti largon frikën: Të qëndrojmë të bashkuar

Spalletti “thyen” Allegri-n në sfidën e fateve të kryqëzuarve,...

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde. Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor. Serbia […]