Protesta e operatorëve në Sarandë, Zhupa: Papërgjegjshmërua e bashkisë po rrezikon sezonin turistik

Publikuar me datë:

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, reagoi pas protestës së operatorëve të skafeve në Ksamil, duke akuzuar Bashkinë e Sarandës për mungesë planifikimi dhe papërgjegjshmëri në nisje të sezonit turistik.

Zhupa shprehet se situata kërkon zgjidhje të menjëhershme për vendbazimin e mjeteve lundruese, ndërsa thekson se turizmi nuk menaxhohet me propagandë, por me përgjegjësi.

‘Turizmi nuk mbahet me propagandë dhe me ndonjë intervistë në tv të kryetarit por me përgjegjësi dhe menaxhim serioz.’– theksoi ajo

Sezoni turistik ka nisur dhe Ksamili pret të ketë mijëra vizitorë, operatorët turistikë të skafeve dhe mjeteve lundruese të vogla detyrohen të dalin në protestë për të kërkuar diçka që Bashkia e Sarandës duhej ta kishte zgjidhur me kohë: përcaktimin e vendbazimit për mjetet lundruese.

Kjo situatë nxjerr qartë në pah papërgjegjshmërinë dhe mungesën e planifikimit nga bashkia, e cila në vend që të ishte e përgatitur për sezonin, ka lënë në pasiguri dhjetëra familje që jetojnë nga turizmi. Është e pafalshme që operatorët të detyrohen të protestojnë për shkak të mungesës së vëmendjes dhe vendimmarrjes nga institucionet lokale.

Edhe më shqetësues është fakti që zgjidhjet e propozuara, si 4 korridoret e përcaktuara, sipas vetë operatorëve të skafeve dhe mjeteve lundruese të vogla rrezikojnë të krijojnë konflikte mes operatorëve dhe probleme në menaxhimin e aktivitetit turistik.

Bashkia e Sarandës duhet të reagojë menjëherë, të dëgjojë operatorët dhe të japë një zgjidhje të qartë, funksionale dhe afatgjatë. Turizmi nuk mbahet me propagandë dhe me ndonjë intervistë në tv të kryetarit por me përgjegjësi dhe menaxhim serioz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...