Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

Publikuar me datë:

Nga protesta e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përfaqësues të nismës “Lëvizja e Re Qytetare” prezantuan pesë kërkesa që i cilësuan si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë, qytetarët janë të vendosur të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Organizatorët deklaruan se protesta është një nismë e qytetarëve të lirë dhe nuk drejtohet nga forca politike, por nga individë që, sipas tyre, janë bashkuar për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.

“Lëvizja e Re Qytetare” tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

  1. Dorëheqjen e qeverisë;

  2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

  3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

  4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

  5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit theksuan se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]