Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga mesazhet që synojnë të dhënat bankare

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit

Në vijim të njoftimeve të herëpashershme të bëra nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e mashtrimeve online dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, nisur edhe nga fakti që, ditët e fundit, janë konstatuar raste të mesazheve mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni, sqarojmë qytetarët se:

Në këto mesazhe, autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh.

⚠️ Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit (OTP), si dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare.

Për t’u mbrojtur nga këto mashtrime:

🔹 Mos klikoni në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur mesazhi vjen nga numra të panjohur ose të dyshimtë.

🔹 Mos jepni asnjëherë fjalëkalimet, kodet OTP, PIN-in apo të dhënat e kartës bankare.

🔹 Përpara se të identifikoheni në shërbimet bankare, kontrolloni me kujdes adresën e faqes së internetit dhe sigurohuni që po përdorni kanalet zyrtare të bankës.

🔹 Bankat nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale përmes linkeve të dyshimta. Për çdo paqartësi, kontaktoni bankën vetëm përmes numrave dhe kanaleve të saj zyrtare.

❗ Nëse keni klikuar në një link të dyshimtë ose keni dhënë të dhënat tuaja bankare:

➡️ Kontaktoni menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe për të marrë masat e nevojshme.

➡️ Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare.

➡️ Raportoni rastin në Policinë e Shtetit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe në çdo drejtori vendore.

Policia e Shtetit apelon për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj çdo mesazhi, linku apo faqeje interneti që kërkon të dhëna personale, bankare ose kode verifikimi.

Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare.

#MosKliko #Phishing #SiguriaKibernetike #PoliciaeShtetit #KrimetKibernetike #CyberSecurity

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfshihet nga flakët një banesë në Kçar të Poshtëm, dëme të mëdha materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme...

20-30 turistë të huaj në ditë në Urgjencën e Shkodrës, Kliti Hoti: Kush paguan?

Rreth 20-30 turistë të huaj në ditë kërkojnë shërbim...

OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta

Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po...

47 të vdekur/ Tërmeti shkatërrimtar në Indonezi, shtohen viktimat

Në Indonezi, qindra ekipe kërkim-shpëtimi po garojnë kundër kohës...